None
SQ
Kurti diskuton me senatoren Shaheen për marrëdhëniet Kosovë–SHBA
['Bashkim Iljazi', 'K. Berisha', 'Mektrin Motors', 'Instituti Atomi', 'Driton Gajraku', 'Eliza Hajzeri', 'Hakim Kasami', 'Ismail Jakupi', 'Egzona Shigjeqi', 'Mirjeta Hajzeraj']
Telegrafi
Kryeministri në detyrë Albin Kurti, ka zhvilluar një takim në Washington D.C. me senatoren demokrate nga New Hampshire, Jeanne Shaheen. Diskutimet u përqendruan në marrëdhëniet bilaterale, zhvillimet e fundit në Kosovë, progresin ekonomik, investimet në fushën e mbrojtjes, përmirësimin e sigurisë dhe forcimin e sundimit të ligjit.Sipas njoftimit, Kurti veçoi vendimin e Qeverisë për heqjen e tarifave doganore për produktet me origjinë nga SHBA-ja dhe vazhdimin e programit MCC Compact për Kosovën nga administrata amerikane, duke i cilësuar këto si zhvillime të rëndësishme në marrëdhëniet dypalëshe. Ai gjithashtu nënvizoi mundësitë që Kosova ofron për kompanitë dhe investitorët amerikanë.Senatorja Shaheen, e cila kishte vizituar Kosovën pas sulmit terrorist dhe paramilitar të 24 shtatorit 2023 në Banjskë të Zveçanit, rikujtoi thirrjet e saj për arrestimin e Millan Radoiçiqit. Kryeministri Kurti theksoi se, pavarësisht pranimit të fajësisë, Radoiçiq edhe dy vjet pas sulmit vazhdon të mbetet i lirë në Serbi.