Prokuroria e ngarkon atë për dhënien e sekretit zyrtar për të pandehurin Nebojsha Stojanoviq në rastin Aditivët, por edhe se një revizor shtetëror në emër të saj ka kaluar testin, që ajo të merrte certifikatë sigurie. Mbrojtja pretendon se ka prova për të dëshmuar pafajësinë e Dimitrovskës. Dimitrovska akuzohet për veprën penale të zbulimit të sekretit zyrtar, përkatësisht se përmes mesazheve në Viber ajo i ka dhënë informacione Nebojsha Stojanoviqit, ish-drejtorit të TEC Negotinës. Përveç Dimitrovskës, sot në bankën e të akuzuarve u ul edhe Mile Stolevski, si dhe të pandehurit Borçe Najdov dhe Biljana Petrovska Manteva. Në rastin Aditivët, personat fizikë dhe juridikë akuzohen për dëm të shkaktuar prej mbi 6.5 milionë euro përmes blerjeve të dyshimta për TEC Negotinën dhe TEC Manastirin.