Ndryshimet klimatike në periudhën e vjeshtës rrisin numrin e pacientëve me ftohje dhe viruse, thotë mjeku Shpejtim Rexhepi. Njëherësh potencon se pacientët ankohen me dhimbje fyti, temperatura të larta dhe dhimbje të trupit. Pacientët e infektuar me virus marrin terapinë në bazë të simptomave që i kanë. “Pasi që tash kemi ndryshime klimatike, ulje të temperaturave, numri i pacientëve është më i rritur në ambulanca. Mjeku Shpejtim Rexhepi thotë se kategoria më e rrezikuar, si të moshuarit, gratë shtatzëna dhe fëmijët më shumë e pësojnë ndryshimin e motit.