Me Vllazninë që njeh një rekord 100% të pikëve të marra në duelet shtëpiake deri më tani në kampionat. Në këtë mënyrë ekipi i Martinit mposhti në ndeshjen e parë të sezonit, Egnatian me rezultatin 2-0 brenda në Shkodër. Po ashtu Vllaznia pati një provë karakteri edhe ndaj Vorës në shtëpi, ku presioni ishte totalisht mbi kuqeblutë. Në këtë mënyrë, Vllaznia ka marrë 9 nga 9 pikët e mundshme në 3 ndeshje të zhvilluara deri më tani në duelet si pritëse në kampionat. Ku kuqeblutë i presin “tigrat” në Shkodër, me qëllimin e vetëm për të vijuar në rrugën e fitoreve në ndeshjet si pritëse.