Kandidati për kryetar të Prishtinës, Uran Ismaili ka theksuar se kryeqyteti ndodhet para një momenti vendimtar që kërkon vendime të guximshme dhe të menjëhershme. “Prishtina nuk ka kohë për eksperimente, për kaos e bllokada që ia vështirësojnë jetën qytetarëve. Prishtina ka nevojë për ndryshim, për guxim dhe për një kryetar që u del zot punëve dhe zotimeve që jep”, tha Ismaili. Nëse nuk i realizoj 90% të zotimeve, nuk do të kërkoj më kurrë vota për një mandat të dytë”, u shpreh ai. “Ka ardhë koha për një kryetar që çdo ditë merret me nevojat e Prishtinës dhe që nuk fshihet pas premtimeve të parealizueshme e planeve afatgjata", tha Ismaili.