None
SQ
Zyrtare: Malisheva përforcohet me mesfushorin Agustin Rojas
['Elfije Boletini', 'Mirjeta Hajzeraj', 'Jehona Hulaj', 'Amir Jakupi', 'Mektrin Motors', 'Instituti Atomi', 'Telegrafi Jobs', 'Shqip Up Festival', 'Eliza Hajzeri', 'Hakim Kasami']
Telegrafi
Malisheva ka vazhduar me përforcime edhe pas fillimit të sezonit në Albi Mall Superligën e Kosovës.Skuadra bardhekaltër ka rikthyer në futbollin kosovar mesfushorin argjentinas Agustin Rojas.Rojas i cili luan si mesfushorë ofensivë sezonin e kaluar ishte pjesë e Prishtinës së Re.Njoftimi i plotë nga FC Malisheva:Kemi kënaqësinë të ju prezantojmë futbollistin e ri, mesfushorin, Agustin Rojas. Fantazisti argjentinas është i rritur në Racing në Argjentinë, ndërsa është paraqitur edhe në Superioren e Shqipërisë me Erzenin, ndërsa së fundi ishte pjesë e Prishtinës së Re, duke qenë aty një nga lojtarët kyç.Rojas, apo siç e njohin të gjithë, si Tuco do t'i jap edhe më shumë cilësi e kreativitet mesfushës tonë cilësore. /Telegrafi/