None
SQ
Rama dërgon shkresën në Presidencë për vakancat në 6 bashki, përfshirë dhe Veliajn
['Elfije Boletini', 'Mirjeta Hajzeraj', 'Jehona Hulaj', 'Amir Jakupi', 'Mektrin Motors', 'Instituti Atomi', 'Telegrafi Jobs', 'Shqip Up Festival', 'Eliza Hajzeri', 'Hakim Kasami']
Telegrafi
Kryeministri Edi Rama ka dërguar zyrtarisht në Presidencë shkresën që njofton vakancat në drejtimin e gjashtë bashkive: Tiranë, Vlorë, Berat, Mat, Cërrik dhe Tepelenë.Dokumenti mban datën 30 shtator dhe i hap rrugë nisjes së procedurave institucionale për zëvendësimin e kryetarëve të shkarkuar nga Këshilli i Ministrave pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese që konfirmoi pavlefshmërinë e mandateve të tyre, raporton euronews.al.Në listë përfshihet edhe Bashkia e Tiranës, ku një ditë më parë kryebashkiaku Erion Veliaj depozitoi në Gjykatën Kushtetuese një ankim për të kundërshtuar vendimin e Këshillit të Ministrave për shkarkimin e tij, duke e cilësuar atë të paligjshëm.Procesi pritet të pasohet nga vendimmarrja e Presidentit për caktimin e datës së zgjedhjeve të pjesshme vendore në këto bashki.