None
SQ
Carvajal pezullohet me dy ndeshje për goditjen me kokë ndaj Rullit
['Elfije Boletini', 'Mirjeta Hajzeraj', 'Jehona Hulaj', 'Amir Jakupi', 'Mektrin Motors', 'Instituti Atomi', 'Telegrafi Jobs', 'Shqip Up Festival', 'Eliza Hajzeri', 'Hakim Kasami']
Telegrafi
Dani Carvajal është pezulluar për dy ndeshje për përjashtimin e tij kundër Olympique Marseille në ndeshjen hapëse të Ligës së Kampionëve 2025/26, të luajtur në Santiago Bernabeu.
Mbrojtësi i Real Madridit u ndëshkua me karton të kuq kundër skuadrës franceze për goditje me kokë ndaj portierit Geronimo Rulli, në një ndeshje që përfundoi me fitoren e ekipit të Xabi Alonsos.
Kështu, pas këtij sanksion nga UEFA, lojtari spanjoll do të humbas dy ndeshjet e ardhshme të Los Blancos në Ligën e Kampionëve.
Carvajal e priste këtë pezullim, pasi mund të dënohej nga një deri në tre ndeshje.
Në fund, UEFA e gjeti një mes dhe mbrojtësi do të humbasë dy ndeshje.