None
SQ
Ankimimi i Veliajt për shkarkimin nga detyra, reagon zyrtarisht Gjykata Kushtetuese
['Elfije Boletini', 'Mirjeta Hajzeraj', 'Jehona Hulaj', 'Amir Jakupi', 'Mektrin Motors', 'Instituti Atomi', 'Telegrafi Jobs', 'Shqip Up Festival', 'Eliza Hajzeri', 'Hakim Kasami']
Telegrafi
Gjykata Kushtetuese ka reaguar sot lidhur me ankimimin që ka bërë ish-kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj lidhur me vendimin e Këshillit Bashkiak dhe Qeverisë për shkarkimin e tij nga detyra.Në një njoftimi të shkurtër, Kushtetuesja bën të ditur se e ka regjistruar kërkesën.“Gjykata ka bërë publikimin e regjistrimit të kërkesës. Shpallja është e barasvlershme me njoftimin publik”, thuhet në njoftimin e Kushtetueses.Ndërkohë, gjatë ditës së sotme, kryeministria njoftoi zyrtarisht Presidencën për vakancën e krijuar në Bashkinë e Tiranës dhe pesë bashki të tjera, duke i kërkuar kreut të shtetit caktimin e datës së zgjedhjeve. /Tch/