Por, lufta do të duhej të bëhej se si të jetohet në paqe, në dashuri e harmoni njerëzore. Si të jenë të gjithë të barabartë, si të ndihmohen skamnorët, si të shërohen të sëmurët, si të jetojë secili i lirë në vendin e shtetin e vet. Kriminelët vetëm sa janë ndëshkuar e dënuar vazhdimisht, dhe, shpresoj e uroj të akuzohen, të ndëshkohen e të dënohen edhe në të ardhmen. Nëse ia do të mirën, në radhë të parë vetes, Rusia do duhej të tërhiqet nga lufta në Ukrainë dhe të mos mendojë më në të. Pra, po u dogj Europa, nuk do të shpëtopjë as Rusia, Medvedev.