Më tej shton, se Veliaj do ketë një përballje të gjatë me drejtësinë. Klodiana Lala: Që zoti Veliaj duhej të ishte hetuar për inceneratorë 5D, nuk ka pikë diskutimi. Te Veliaj kemi një të penduar, nuk kam kurajo të them se nuk kanë hetuar. Zoti Veliaj është në një masë sigurie. Mendoj se drejtësia, zoti Veliaj po gjykohet, është ndër dosjet më voluminoze, zoti Veliaj do ketë një rrugë të gjatë përballjeje me drejtësinë pavarësisht fatit të tij.