Pas kësaj ngjarje të rëndë ku një shëtitje për gjah përfundoi në tragjedi fshihet një motiv krejtësisht banal. Ai u ka zënë pritë në zonën e njohur si Qafa e Dilanit dhe ka hapur zjarr ndaj automjeteve. Pasagjerët kanë arritur të braktisin mjetet dhe të hidhen në kanal për t’i shpëtuar plumbave, por biznesmeni mbeti për rreth 40 minuta i bllokuar mes breshërisë, pa mundur të lëvizte. Mjaftoi një plumb rikoshet që t’i merrte jetën. 48-vjeçari, i cili është i shpallur në kërkim rezulton që të jetë aksioner në një gurore në Brataj të Selenicës në Vlorë, të quajtur ‘Stone Quramenga”.