None
SQ
Fuqia ushtarake, Shqipëria zë vendin e 77-të në Indeksin ‘Global Firepower’
['Elfije Boletini', 'Nol Elshani', 'Bardh Maxhuni', 'Besnike Salihu', 'Petrol Company', 'Auto Mita', 'Lavdi Rexhepi', 'Deutsche', 'Jehona Hulaj', 'Kemajl Berisha']
Telegrafi
Platforma ndërkombëtare Global Firepower (GFP) ka publikuar renditjen vjetore të fuqisë ushtarake për vitin 2026, duke analizuar kapacitetet ushtarake të 145 shteteve nga e gjithë bota, ndërkaq në këtë renditje Shqipëria është e 77-ta.Për dallim nga viti i kaluar, ku Shqipëria ishte në vendin e 78-të, këtë vit Shqipëria është me fuqi më të madhe ushtarake për një vend.
Në këtë indeks, Maqedonia e Veriut është e 114-ta, Serbia e 63-ta, Kroacia e 73-ta, Sllovenia e 91-ta. Ndryshe, vendin e parë për fuqi ushtarake në vitin 2026 e mbajnë Shtetet e Bashkuara të Amerikës. /Telegrafi/