None
SQ
Goditi me makinë 13-vjeçaren dhe iku, policia në kërkim të shoferit nga Gostivari
['Besnike Salihu', 'Nol Elshani', 'Bardh Maxhuni', 'Elfije Boletini', 'Petrol Company', 'Auto Mita', 'Bashkim Iljazi', 'Deutsche', 'Jehona Hulaj', 'Kemajl Berisha']
Telegrafi
SPB Tetovë njofton se dje (29.01.2026) në ora 12:30 në DPB Gostivar është denoncuar se në rrugën "Pavle Avramoski" në Gostivar, një automjet ka goditur një 13-vjeçare të mitur nga Gostivari, pas së cilës shoferi me automjetin është larguar nga vendi i ngjarjes."Në aksident ajo ka pësuar lëndime të rënda trupore të konstatuara në Spitalin e Përgjithshëm të Gostivarit"."Është kryer këqyrja e vendit të ngjarjes nga ana e ekipit inspektues të DPB Gostivar dhe po ndërmerren masa për gjetjen e automjetit dhe shoferit si dhe zbardhjen e rastit", thonë nga SPB Tetovë.