Një rast i rëndë dyshohet se ka ndodhur ditën e djeshme (29/01/2026) në komunën e Istogut.Një burrë dyshohet se ka dhunuar një të mitur rreth orës 14:10 në një motel.Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Pejës, Fadil Gashi, ka thënë për Telegrafin se një person i rritur dyshohet se ka dhunuar një të mitur.“Policia i ka marrë të gjitha veprimet, duke arritur që ta identifikojë menjëherë rastin dhe ta arrestojë të dyshuarin”, tha Gashi“Rasti ka ndodhur në një lokacion të Istogut rreth orës 14:10, ndërsa e mitura është intervistuar në prani të qendrës sociale”.“Personi i dyshuar është dërguar në mbajtje për 48 orë”, shtoi ai.Sipas tij, rasti është nën hetim dhe priten masat e tjera. /Telegrafi/