None
SQ
Gërmime në Marinë të Skenderajt, gjenden mbetje njerëzore nga lufta e fundit në Kosovë
['Driton Gajraku', 'Nol Elshani', 'Muhamet Hajrullahu', 'Bardh Maxhuni', 'Elfije Boletini', 'Petrol Company', 'Auto Mita', 'Deutsche', 'Jehona Hulaj', 'Lavdim Pireva']
Telegrafi
Nga njësiti për hetimin e personave të zhdukur gjatë luftës në bashkëpunim me IML-në janë bërë gërmime në fshatin Marinë, ku janë hasur mbetje të eshtrave që dyshohet se i përkasin njeriut.Sipas raportit 24 orësh bëhet e ditur se ngjarja ka ndodhur në vitet 1998-99, ndërsa gërmimet janë bërë të enjten rreth orës 10:00 në Skenderaj të Mitrovicës. Tutje bëhet e ditur se mbetjet e eshtrave janë marrë nga njësia e IML-së për ekzaminim.“Skenderaj, Mitrovicë 1998/9. Me 29.01.2026 – 10:00. Nga njësiti për hetimin e personave të zhdukur gjatë luftës në bashkëpunim me IML-në janë bërë gërmime në fshatin Marinë, ku janë hasur mbetje të eshtrave që dyshohet se i përkasin njeriut. Mbetjet e eshtrave janë marrë nga njësia e IML-së për ekzaminim”, thuhet në raport. /Telegrafi/