None
SQ
Margot Robbie shkëlqen në festën pas premierës së “Wuthering Heights” në Los Angeles
['Driton Gajraku', 'Nol Elshani', 'Muhamet Hajrullahu', 'Bardh Maxhuni', 'Elfije Boletini', 'Lavdi Rexhepi', 'Butrint Avdyli', 'Egzona Shigjeqi', 'Petrol Company', 'Auto Mita']
Telegrafi
Margot Robbie ishte në super humor feste pas premierës së filmit “Wuthering Heights” në Los Angeles, ku u shfaq në krah të bashkë-yllit të saj Jacob Elordi dhe bashkëshortit, Tom Ackerley. Aktorja 35-vjeçare zgjodhi një mbrëmje elegante në restorantin luksoz Mother Wolf, duke tërhequr vëmendjen me stilin e saj të rafinuar.Ylli i “Barbie” kishte veshur një fustan vintage nga koleksioni vjeshtë/dimër 2004 i Roberto Cavalli, me motive baroke në të kuqe dhe ari.
Fustani me korse dhe prerje të thellë theksonte dekoltenë e saj, ndërsa detajet lozonjare dhe prerja anësore nxirrnin në pah këmbët e saj elegante, shkruan DailyMail. Pamjen e kompletoi me taka të arta Cavalli, një çantë vintage Manolo Blahnik dhe vathë me perla.
Jacob Elordi u shfaq po aq elegant me një kostum të zi minimalist, ndërsa Tom Ackerley zgjodhi një smoking klasik. Margot u pa tejet e gëzuar gjatë festës, duke kërcyer dhe pozuar për fotografi me kolegët, përfshirë regjisorin Emerald Fennell.
Më herët gjatë mbrëmjes, aktorja kishte rrëmbyer vëmendjen edhe në tapetin e kuq, ku u shfaq me një fustan Schiaparelli dhe një gjerdan legjendar diamantesh Taj Mahal, dikur i Elizabeth Taylor, me vlerë rreth 8 milionë dollarë.“Wuthering Heights”, adaptimi i ri i romanit ikonë të Emily Brontë, pritet të dalë në kinema më 13 shkurt, pak para Ditës së Shën Valentinit. /Telegrafi/