None
SQ
Dhunimi i të miturës në Istog, Prokuroria Themelore njofton rreth rastit
['Driton Gajraku', 'Nol Elshani', 'Muhamet Hajrullahu', 'Bardh Maxhuni', 'Elfije Boletini', 'Petrol Company', 'Auto Mita', 'Deutsche', 'Jehona Hulaj', 'Lavdim Pireva']
Telegrafi
Istogu është tronditur ditën e djeshme (29/01/2026), pasi dyshohet për një rast dhunimit të një të miture.Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Pejës, Fadil Gashi, bëri të ditur për Telegrafin se është ndaluar një person i moshës madhore rreth orës 14:10, pasi dyshohet se ka dhunuar një të mitur në një motel.Telegrafi ka kontaktuar edhe me zëdhënësin e Prokurorisë Themelore në Pejë, Shkodran Nikçi, i cili ka thënë se brenda afatit ligjor do të caktohet masa e paraburgimit.
Rast i rëndë në Istog, një i rritur dyshohet se dhunoi një të mitur
“Është ndaluar një person me urdhër të prokurorit të shtetit nën dyshimin se ka kryer veprën penale dhunimi”, tha ai. “Prokurori i shteti brenda afatit ligjor do të parashtrojë kërkesë për caktimin e masës se paraburgimit”, shtoi më tej Nikçi.Në bazë të burimeve, dyshohet se personi që ka kryer dhunimin është i moshës 54-vjeçare, ndërsa e mitura është 12 vjeçe. /Telegrafi/