None
SO
Arsenal, favorit për të fituar Champions, vetëm Inter “shpëton” Serie A
[]
Balkanweb.com – News24
Me Champions League që mbylli fazën e parë, në të gjithë botën kanë nisur të bëjnë llogaritë se cila skuadër ka më shumë shanse për të fituar trofeun me “veshë të mëdhenj”.
Ky fakt, por dhe organika që Arteta ka në dispozicion, bën që “topçinjtë” të shihen si favoritët kryesor për të triumfuar në Champions League.
Sipas përllogaritjeve të bëra nga EuroClubIndex, Arsenal përllogaritet se ka 22% shanse për të triumfuar në këtë edicion të Champions League.
Kampionët në fuqi të Champions League, PSG renditet në vendin e 6-të me vetëm 7% shanse për të triumfuar këtë edicion.
I vetmi ekip italian në “Top10” është Inter, me ekipin zikaltër që vlerësohet me 4% shanse për të fituar në Champions.