Ministria Gjermane e Ekonomisë po shtyn përpara heqjen e ditës tradicionale tetë-orëshe të punës, duke kërkuar zbatimin e përshpejtuar të reformës së planifikuar mbi orarin e punës. Qëllimi kryesor i nismës është forcimi i sektorit të turizmit, i cili tashmë funksionon në praktikë me orare më fleksibël. Pas zgjedhjeve të vitit 2025, partitë qeverisëse CDU/CSU dhe SPD ranë dakord në marrëveshjen e koalicionit që ky model të zëvendësohet me një maksimum javor të orëve të punës. Në një prononcim për gazetën Bild, Wernecke paralajmëroi se sindikata është e gatshme të protestojë si në vendet e punës ashtu edhe në rrugë për të mbrojtur ligjin aktual që garanton ditën tetë-orëshe të punës. Sipas planit të qeverisë, ora maksimale javore e punës do të zbatohet gradualisht në të gjithë sektorët e ekonomisë, ndërsa Ministria e Punës pritet të paraqesë projektligjin përkatës deri në verë.