Gjithashtu theksoi se opinioni i publikut nuk duhet të nënçmohet. Dhe Shqipëria ka patur një ecuri madhore në negociata, vlerësim i Komisionit në pranverë do ecë mirë, Shqipëria do ecë mirë. Pra nuk duhet të ngecësh në vend, apo të bësh hapa pas. Duhet të bindësh publikun dhe unë dua që zgjerimi të bëhet realitet dhe ta shoh konkret. Këtu arena politike, qeveria opozita, media të gjithë duhet të bëni të pamundurën që të ketë komunikimin të duhur se ku është Shqipëria tani dhe ku duhet të arrijë”, tha ai.