Njësia e antidrogës në Prizren, me mbështetje të njësive tjera policore, ka realizuar sot një operacion antidrogë në kuadër të zbatimit të urdhër-kontrollit nga Gjykata Themelore në Prizren. Hoxha njoftoj se pesë persona janë arrestuar; dy prej tyre janë dërguar në procedurë të rregullt, ndërsa tre të tjerë do të mbahen në paraburgim për 48 orë. Hetimet lidhur me këtë rast vazhdojnë nga Njësia e Antidrogës në Prizren. Policia e Kosovës në bashkëpunim me organet e drejtësisë është e përkushtuar në parandalimin dhe luftimin e abuzimit dhe trafikimit të substancave narkotike në të gjithë vendin. Do te aplikohet tolerancë zero ndaj grupeve dhe individëve të përfshirë në veprimtari kriminale, duke vepruar me vendosmëri dhe në përputhje me ligjin për garantimin e sigurisë dhe ruajtjen e shëndetit të qytetarëve tanë.