Një miku im zviceran kishte qenë në pushime në Ohër, në Pogradec, në rivierën shqiptare dhe në Greqi. Duke pirë ngeshëm kafe në një restorant, e pyeta se si i kishte kaluar pushimet në shtetet e Ballkanit Perëndimor. Më vjen shumë keq, tha ai, se si të rinjtë ikin dhe e lënë këtë tokë parajsë. Filozofi anglez Bertrand Russell shkruan: “E gjithë kauza dhe gjendja e një shteti dhe populli varet prej lidershipit, elitës politike dhe se si ata e qeverisin shtetin”. Të bëjmë këmbimin e territoreve dhe të liderëve.