Gjykata Kushtetuese e Kosovës, si organi më i lartë juridik i vendit, që garanton, kontrollon dhe dhe respekton Kushtetutën e vendit, çështjen e nënkryetarit të Kuvendit nga Lista serbe, më shumë e bëri lëmsh se bëri zgjidhje. Gjykata Kushtetuese, duhet të merr parasysh vullnetin e qytetarëve shumicë të këtij vendi, me që ndoshta është edhe veprim i domosdoshëm për të mos e përshkallëzuar situatën në vend, duke krijuar edhe një ngërç tjetër politik, që mund ta qojë vendin edhe në zgjedhje të reja. Skenari i kësaj mjegulle politike, jep prova të mjaftueshme për një çëllim të aranzhuar edhe nga partitë politike të opozitës, duke bërë kompromise të dhimbshme me votën e popullit të Kosovës. Prandaj, sikur përsëri do të kthehët gjendja në pikën zero, që do të thotë, do kemi pikëpamje dhe lëvizje që zhvillohen para syve dhe mendjes së këtij populli, që në kuptimin e funksionimit të Kushtetutës, brenda saj ka një paqartësi apo dikush brenda saj po loz më të dhe me ndjenjat e këtij populli, duke e interpretuar sipas dëshirave dhe ëndjeve të veta politike. Gjykata Kushtetuese e Kosovës, në rastin konkret, ka mundur të ndërmerr një vendim të prerë dhe të shpejtuar, të mos e lë pezull këtë çështje të prekshme dhe shumë delikate, në mënyrë që të bëjë një sçarim të nevojshëm, që përputhet me vullnetin e shumëcës dhe të mos bie pre e as një justifikimi dhe përsonazhi, por me ndërgjegje të kryej punën e vet kushtetuese.