Komisioni Evropian nuk ka një zgjidhje konkrete për kategori të caktuara punëtorësh profesionistë nga vendet e treta, përfshirë shoferët e kamionëve, të cilëve u nevojitet qëndrimi më i gjatë në zonën Shengen. Në strategjinë e vizave të miratuar nga Komisioni Evropian konfirmohet vetëm gatishmëria për të shqyrtuar gjetjen e një zgjidhjeje pragmatike për profesionistët që varen kryesisht nga mobiliteti. Dhe në këtë strategji të vizave, po e adresojmë edhe këtë çështje. Transportuesit rajonalë konsiderojnë se sistemi i ri i hyrje-daljeve po shkakton vonesa dhe humbje ekonomike, dhe për këtë arsye kanë nisur bllokimin e kalimeve kufitare me shtetet e zonës Shengen. Në strategjinë e miratuar për vizat, Komisioni Evropian konfirmon mundësinë e legjislacionit të ri në nivel të BE-së, me rregulla të posaçme për qëndrime më të gjata se 90 ditë brenda periudhës 180-ditore.