None
FI
Para Kuvendit të 31 janarit, analisti propozon këta tre emra si liderë të mundshëm të LDK-së
[]
Politika - Bota Sot
Sipas Jakupit, delegatët kanë përgjegjësi të dyfishtë: të shqyrtojnë dorëheqjen e kryetarit aktual, Lumir Abdixhiku, dhe të japin një sinjal të qartë për drejtimin politik që LDK synon të ndjekë në të ardhmen.
Zejnullah Jakupi“Kuvendi i 31 janarit i LDK-së pritet të jetë një moment i rëndësishëm reflektimi dhe riorientimi për partinë.
Vendimi duhet të merret me qetësi dhe përgjegjësi, duke vlerësuar si rezultatet zgjedhore ashtu edhe nevojën për unitet të brendshëm.
Megjithatë, fakti që aktualisht nuk ka kandidatura të tjera zyrtare nuk do të thotë se procesi duhet të mbetet i mbyllur.
Figura si Valon Murtezaj, Faton Bislimi dhe Ukë Rugova përfaqësojnë profile serioze dhe të denja për t’u konsideruar.