None
FI
Rinumërimi drejt fundit, Kurti 3 drejt formimit të qeverisë
[]
Politika - Bota Sot
“Sipas planifikimeve të KQZ-së, deri në fund të këtij muaji, pra deri të shtunën, planifikojmë të përmbyllim rinumërimin në të gjitha vendvotimet.
Pas rinumërimit, KQZ-ja do të mund të shpallë rezultatin përfundimtar të zgjedhjeve”, ka deklaruar Elezi.
Pas përfundimit të rinumërimit do të bëhet edhe certifikimi i rezultatit zgjedhor, që hap rrugë krijimit të institucioneve të reja të Republikës së Kosovës.
Analistët parashohin se nuk do të ketë pengesa për të formuar Kuvendin dhe Qeverinë e re, megjithatë paralajmërojnë se mund të ketë vonesa për shkak të kuorumit për zgjedhjen e presidentit/es.
Por pasi krejt çka ndodhi me prekjen e votave, disi është e vështirë që të kemi institucione të reja.