None
SQ
Vjen reagimi i Zelenskyt pasi Trump tha se Putini pranoi ndaljen e sulmeve mbi qytetet ukrainase ‘për një javë’
['Bardh Maxhuni', 'Kemajl Berisha', 'Nol Elshani', 'Ismail Jakupi', 'Auto Mita', 'Apr - Asistencë E Përgjithshme Rrugore', 'Hakim Kasami', 'Deutsche', 'Lavdim Pireva', 'Jehona Hulaj']
Telegrafi
Presidenti Volodymyr Zelensky ka thënë se presidenti i SHBA-së Donald Trump shprehu gatishmërinë për të ndihmuar Ukrainën të mbrojë Kievin dhe qytete të tjera nga sulmet ruse gjatë të ftohtit të dimrit.Presidenti ukrainas shkroi për këtë në platformën e mediave sociale X, përcjell Telegrafi."Një deklaratë e rëndësishme nga presidenti Trump në lidhje me mundësinë e ofrimit të sigurisë për Kievin dhe qytete të tjera ukrainase gjatë kësaj periudhe ekstreme dimri", vuri në dukje Zelensky.Presidenti theksoi rëndësinë e energjisë për jetën e ukrainasve dhe falënderoi partnerët për mbështetjen e tyre.
Trump thotë se Putini pranoi të mos e sulmojë Kievin dhe qytete të tjera ukrainase 'për një javë'
"Furnizimi me energji elektrike është një themel i jetës. Ne i vlerësojmë përpjekjet e partnerëve tanë për të na ndihmuar të mbrojmë jetët. Faleminderit, President Trump!", theksoi Zelensky.An important statement by @POTUS about the possibility of providing security for Kyiv and other Ukrainian cities during this extreme winter period. Power supply is a foundation of life. We value the efforts of our partners to help us protect lives. Thank you, President Trump! Our…— Volodymyr Zelenskyy / Володимир Зеленський (@ZelenskyyUa) January 29, 2026 Ai shtoi se diskutimet mbi këto çështje u zhvilluan gjatë takimeve në Emiratet e Bashkuara Arabe."Ekipet tona e diskutuan këtë në Emiratet e Bashkuara Arabe. Ne presim që marrëveshjet të zbatohen", ka shtuar Zelensky. Zelensky gjithashtu nënvizoi rëndësinë e hapave të deeskalimit për t'i dhënë fund luftës."Hapat e deeskalimit kontribuojnë në përparimin e vërtetë drejt përfundimit të luftës", theksoi ai.Kujtojmë se presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha se presidenti rus, Vladimir Putin, kishte rënë dakord të mos bombardonte qytetet ukrainase për një javë gjatë periudhave të të ftohtit ekstrem. /Telegrafi/