None
SQ
ASHAK digjitalizon 8.5 milionë dokumente
['Bardh Maxhuni', 'Kemajl Berisha', 'Nol Elshani', 'Ismail Jakupi', 'Jehona Hulaj', 'Auto Mita', 'Apr - Asistencë E Përgjithshme Rrugore', 'Deutsche', 'Lavdim Pireva']
Telegrafi
Agjencia Shtetërore e Arkivave të Kosovës ka arritur në 8.5 milion skanime dokumentesh të digjitalizuara, duke shënuar një progres të rëndësishëm në ruajtjen dhe qasjen në trashëgiminë arkivore të vendit.Agjencia Shtetërore e Arkivave të Kosovës (ASHAK) ka njoftuar për një arritje të rëndësishme në procesin e digjitalizimit të dokumenteve arkivore. Sipas njoftimit, 8.5 milion skanime konsiderohet një arritje e madhe për kujtesën e Kosovës.ASHAK bën të ditur se brenda dy viteve të fundit është bërë një hap i madh përpara në këtë proces.“Brenda dy viteve të fundit kemi arritur të digjitalizojmë 7 milion skanime, duke e çuar në 8.5 milion volumin e përgjithshëm të dokumenteve digjitale në Agjencinë Shtetërore të Arkivave të Kosovës”, thuhet në postim.Sipas agjencisë, ky progres është rezultat i përkushtimit profesional, planifikimit të qëndrueshëm dhe angazhimit të përditshëm të stafit. Në njoftim thuhet se ky angazhim po ndikon drejtpërdrejt në rritjen e qasjes në dokumente arkivore.Agjencia vlerëson se procesi i digjitalizimit ka rëndësi strategjike për të ardhmen. “Digjitalizimi i arkivave mbetet një investim afatgjatë në trashëgiminë historike dhe institucionale të Kosovës, si dhe një shtyllë kyçe e modernizimit institucional”, përfundon njoftimi.