Rreth 10 për qind e të rriturve në SHBA kanë nivel të lartë të yndyrës së keqe në gjak apo kolesterol total mbi normën e rekomanduar. Sipas studimit të publikuar në revistën Nature Communications, konsumimi i tërshërës mund të ulë ndjeshëm nivelin e yndyrës së keqe brenda vetëm dy ditësh. Në studimin e parë, 32 persona u ndanë në dy grupe për dy ditë. Gjatë studimit u analizuan mostra gjaku dhe të jashtëqitjes për të vlerësuar yndyrën e keqe dhe bakteret e zorrëve. Pas vetëm dy ditësh, pjesëmarrësit patën ulje rreth 10 për qind të yndyrës së keqe dhe rreth 8 për qind të yndyrës në total, krahasuar me grupin kontrollues.