None
EN
Policia në Serbi konfiskon pesë tonë marihuanë
['Kemajl Berisha', 'Nol Elshani', 'Ismail Jakupi', 'Jehona Hulaj', 'Hakim Kasami', 'Auto Mita', 'Apr - Asistencë E Përgjithshme Rrugore', 'Deutsche', 'Lavdim Pireva', 'Bardh Maxhuni']
Telegrafi
Në konfiskimin më të madh të drogës në historinë e Serbisë, policiasot në fshatin Konjuh, në afërsi të Krushevcit, gjeti afërsisht pesë ton marihuanë dhe katër armë automatike.Në fotografitë nga vendi i ngjarjes shihet një numër i madh kutish ku ishte ruajtur marihuana, si dhe armatimi.Ndër armët e konfiskuara ndodhet një pushkë automatike e modifikuar mbi platformën AK, si dhe dy pushkë automatike “Kalashnikov”, varianti Zastava AB2 me shufër të palosshme, të gjitha në kategorinë e armëve me fole të gjatë.
Në vendngjarje kanë shkuar ministri i Punëve të Brendshme të Serbisë, Ivica Daçiq, si dhe Marko Kriçak, shefi i Drejtorisë së Policisë Kriminale, të cilët po ndjekin rrjedhën e aksionit dhe inspektimin.Aksionin e kanë kryer së bashku pjesëtarët e Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe Drejtorisë së Policisë Kriminale. Sipas nova.rs. një pjesë e drogës së konfiskuar ishte e destinuar për tregun e Serbisë, ndërsa një pjesë më e vogël ishte parashikuar të përfundonte në vendet e Bashkimit Evropian. /Telegrafi/
Policia në Serbi konfiskon pesë ton marihuanë
telegrafi.com