Sulmuesi Meriton Korenica pritet që të largohet nga CFR Cluj brenda këtij afati dimëror, ndërsa thuhet se agjentët e tij po negociojnë me skuadrën e Superligës Turke, Konyaspor. Megjithatë, tani në “radarin” e Korenicës është edhe skuadra turke. Sipas asaj që raporton “Ajansspor”, 29-vjeçari i është ofruar Konyasporit, klub ky që po kërkon një anësor të ri. Konyaspori e vlerëson lartë Korenicën edhe për faktin se mund të luajë në disa pozita të ndryshme, gjë që mund t’i hyjë në përdorim trajnerit në rast mungesash. Këtë edicion, ylli kosovar ka qenë ndër më të mirët për Clujin, ku shënoi shtatë gola si dhe dhuroi gjashtë asistime në 31 paraqitje.