None
EN
Zyrtare: Ferizaj transferon një sulmues nga elita e futbollit portugez
['Nol Elshani', 'Ismail Jakupi', 'Jehona Hulaj', 'Hakim Kasami', 'Kemajl Berisha', 'Auto Mita', 'Apr - Asistencë E Përgjithshme Rrugore', 'Valon Osmani', 'Butrint Avdyli', 'Deutsche']
Telegrafi
Ferizaj ka bërë të ditur sot përforcimin e radhës në repartin ofensiv, duke zyrtarizuar huazimin e sulmuesit portugez Ruben Silva-Richards nga Estoril, një nga skuadrat elitare të Superligës së Portugalisë. Ky lëvizje tregon qartë ambicien e klubit për të ngritur nivelin e skuadrës dhe për të synuar objektiva të mëdha në këtë edicion.Sulmuesi 23-vjeçar, i cili vjen me reputacion të mirë dhe potencial të lartë, është përshkruar si një lojtar me cilësi teknike të spikatur dhe mentalitet fitues, karakteristika që pritet të jenë shtysë e madhe për repartin ofensiv të Ferizajt. Njoftimi i plotë i Ferizajt:Klubi ynë zyrtarizon huazimin e sulmuesit portugez Ruben Silva-Richards nga Estoril, skuadër elitare e Superligës së Portugalisë.Një përforcim në repartin ofensiv dhe një sinjal i qartë i ambicieve tona në këtë edicion. Cilësi dhe mentalitet fitues vijnë për t’u vënë në shërbim të fanellës sonë.Ruben Silva-Richards tashmë i është bashkuar skuadrës në fazën përgatitore në Antalya, ku ka nisur menjëherë punën me stafin teknik. Mirë se vjen, Ruben Silva-Richards! Gati për sfida të mëdha!/Telegrafi/