Ajo paralajmëroi krijimin e një platforme nacionale gjithëpërfshirëse për të përcaktuar kontributin e Kosovës në këtë organizatë. Osmani theksoi se Kosova ka përvojë unike për të kontribuuar në proceset e paqes dhe ndërtimit të institucioneve pas konfliktit. Karta e Bordit të Paqes potencon që kontributet financiare janë vullnetare, pra varet vullnetarisht nga shtetet se a dëshirojnë të kontribuojnë dhe sa dëshirojnë të kontribuojnë”, tha Osmani. Osmani shtoi se Kosova tashmë ka dhënë kontribut humanitar për Gazën dhe se mundësitë për ndihmë nuk kufizohen vetëm në aspektin financiar. - YouTube www.youtube.comNë fund, Osmani tha se anëtarësimi në këtë organizatë i jep Kosovës zë të barabartë në diskutimet për çështje globale dhe gjeopolitike.