None
EN
Fut me “krabeni” eliminojnë Legacy, një fitore larg kualifikimit
['Nol Elshani', 'Ismail Jakupi', 'Jehona Hulaj', 'Hakim Kasami', 'Kemajl Berisha', 'Auto Mita', 'Apr - Asistencë E Përgjithshme Rrugore', 'Edonis Bytyqi', 'Shkumbin Pireva', 'Deutsche']
Telegrafi
Fut ka shënuar fitore të rëndësishme në kuadër të “IEM Krakow” që po zhvillohet në Poloni, për ta eliminuar skuadrën braziliane Legacy.
Fut edhe pse s’ishte favorit, fitoi me rezultat 0-2 në mape, ku dominoi plotësisht nga fillimi.
Fillimisht në “de_dust2”, Fut fitoi me rezultat 13-7, sfidë ku dominuan si “t-site”, pasi morën plot shtatë raunde, ku Legacy arriti vetëm një sosh meqenëse “pjesa e parë” kishte përfunduar me rezutlat 6-6.
Ndërkohë, në “de_ancient”, Fut shënoi një përmbysje pasi humbën pjesën e parë me rezultat 8-4, por në fund triumfuan 10-13.
Kësisoj, Fut shënon një fitore të madhe drejt fazës tjetër ndërsa të premten i duhet të mposhtë humbësin e përballjes Liquid – G2 për t’u kualifikuar tutje./Telegrafi