None
EN
Gashi-Pamer: Austria ka mbështetur gjithmonë zhvillimin e vendit tonë
['Nol Elshani', 'Ismail Jakupi', 'Jehona Hulaj', 'Hakim Kasami', 'Kemajl Berisha', 'Auto Mita', 'Apr - Asistencë E Përgjithshme Rrugore', 'Valon Osmani', 'Deutsche', 'Lavdim Pireva']
Telegrafi
Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Afrim Gashi, në takimin e sotëm me Ambasadorin e Republikës së Austrisë, i theksoi marrëdhëniet miqësore ndërmjet dy vendeve. Gashi falënderoi për mbështetjen e Austrisë në rrugën integruese të vendit tonë drejt Bashkimit Evropian."Kisha kënaqësinë të zhvilloj një takim shumë konstruktiv me Ambasadorin e Republikës së Austrisë, Sh.T. z. Martin Pamer.Konfirmuam marrëdhëniet miqësore ndërmjet vendeve tona dhe diskutuam forcimin e mëtejmë të raporteve bilaterale. Shqyrtuam mundësitë e bashkëpunimit në fushën e kulturës, si dhe thellimin e bashkëpunimit parlamentar ndërmjet dy vendeve. Gjithashtu, shkëmbyem mendime lidhur me zhvillimet aktuale politike, si dhe për rrugën europiane të vendit tonë. Falënderova Ambasadorin për kontributin e tij të çmuar dhe për mbështetjen e vazhdueshme të Austrisë në zhvillimin e vendit", thuhet në njoftimin për media lëshuar nga kabineti i Gashit.