None
EN
Cilat janë pasojat e vendimit të Kushtetueses për nënkryetarin e Kuvendit sipas juristëve
['Nol Elshani', 'Ismail Jakupi', 'Jehona Hulaj', 'Hakim Kasami', 'Kemajl Berisha', 'Auto Mita', 'Apr - Asistencë E Përgjithshme Rrugore', 'Deutsche', 'Lavdim Pireva', 'Bardh Maxhuni']
Telegrafi
Organizatat e shoqërisë civile të cilat e monitorojnë punën e Kuvendit dhe ato me ekspertizë juridike, vlerësojnë se aktgjykimi i fundit i Gjykatës Kushtetuese, rreth zgjedhjes së nënkryetarit nga komuniteti serb, është i qartë, i bazuar në Kushtetutë dhe duhet të zbatohet pa asnjë dilemë.Deputeti i zgjedhur i Lëvizjes Vetëvendosje, Dimal Basha, i cili ishte kryetar Kuvendit kur Nenad Rashiq u zgjodh nënkryetar nga komuniteti serb, e ka kundërshtuar kategorikisht aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese, e cila ka vlerësuar se e gjithë procedura është bërë duke e shkelur Rregulloren e Kuvendit dhe Kushtetutën.Përpos procedurave, Basha e ka vënë në pikëpyetje edhe kompetencën e Kushtetueses që të bëj interpretim të rregullores së Kuvendit.Me komplet konstatimin e Bashës nuk pajtohen nga Instituti i Kosovës për Drejtësi.
Gjykata Kushtetuese: Zgjedhja e nënkryetarit serb ishte antikushtetuese
Hulumtuesi Gëzim Shala thotë se përmbajtja fillestare e aktgjykimit nuk është befasi, sepse konstaton se shumica nuk mund të vendosë se me cilin emër dëshiron të përfaqësohet pakica, në këtë rast komuniteti serb.“Është kryetari i Kuvendit ai që e interpreton rregulloren e Kuvendit brenda seancës plenare mirëpo jo jashtë saj nuk do të kishte fare kuptim që më pastaj çdo vendim që del nga Kuvendit i Republikës së Kosovës të ishte i pa-atakueshsëm. Kushtetuta, institucioni që bën interpretimin përfundimtarë të Kushtetutës në rastin konkret është Gjykata Kushtetuese dhe që nromalisht i interpreton edhe aktet të cilat e implementojnë një nen të caktuar”, ka thënë Shala.Mendim të ngjashëm me të ndajnë edhe nga Instituti Demokratik i Kosovës.“Aktgjykimi unë besoj që ka rikonfirmuar edhe një herë çështjen e propozuesit të nënkryetarit të Kuvendit nga radhët e komunitetit serb, por pa i shfuqizuar mekanizmat e deblokimit që ishin përcaktuar paraprakisht. Andaj unë konsideroj që ky vendim është hapi i fundit drejt qartësimit të plotë të të gjitha çështjeve që kanë të bëjnë me konstituimin e Kuvendit, duke hequr vlerësoj çdo dilemë sa i përket rrugës që duhet ndjekur për funksionalizimin e institucioneve…”, ka thënë Eugen Cakolli.Ish-shefja e GP të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari Lila ka deklaruar se edhe pas aktgjykimit mendon se në grupin e tyre nuk ka deputet që kanë votë për deputet të Listës Serbe, ndërkaq thirret në një aktgjykim tjetër të Kushtetueses i cili sipas saj thotë se në situata të jashtëzakonshme kur nuk zgjidhet nënkryetari, nuk mund të bllokohet puna e Kryesisë së Kuvendit./Tv Dukagjini/
- YouTube
youtu.be