None
EN
Deputeti gjerman: Ndërhyrja e NATO-s në 99-ën ndali gjenocidin e Millosheviqit në Kosovë
['Kemajl Berisha', 'Nol Elshani', 'Ismail Jakupi', 'Jehona Hulaj', 'Hakim Kasami', 'Auto Mita', 'Apr - Asistencë E Përgjithshme Rrugore', 'Deutsche', 'Lavdim Pireva', 'Bardh Maxhuni']
Telegrafi
Deputeti i Bundestagut gjerman, Adis Ahmetoviq, ka mbajtur një fjalim të fortë në Parlamentin gjerman, ku ka folur për ngjarjet në Kosovë në vitin 1999, duke theksuar se mijëra njerëz u bënë viktima të masakrave të regjimit të Sllobodan Millosheviqit.Gjatë fjalimit, Ahmetoviq kritikoi ashpër përdorimin e vazhdueshëm të narrativit se bombardimet e NATO-s në ish-Jugosllavi në vitin 1999 kanë krijuar një precedent, duke theksuar se ky diskurs po përdoret shpesh, madje edhe nga e djathta ekstreme, për të legjitimuar shkelje të së drejtës ndërkombëtare.Ai theksoi se ky narrativ përdoret edhe në debatet aktuale në Bundestag, përfshirë diskutimet mbi politikën e jashtme të kancelarit federal, dhe paralajmëroi se një qasje e tillë rrezikon të relativizojë luftën agresive të Rusisë kundër Ukrainës.“Sa herë që e përdorni këtë narrativ, harroni viktimat e Srebrenicës të vitit 1995, sepse atëherë nuk pati ndërhyrje humanitare. Sa herë që e përdorni këtë narrativ, harroni mbi të gjitha edhe viktimat në Kosovë. Shumë mijëra njerëz u bënë viktima të masakrave të Millosheviqit”, deklaroi Ahmetoviq.Ahmetoviq shtoi se ndërhyrja humanitare e vitit 1999, e mbështetur edhe nga Bundestagu gjerman, ishte vendimtare për të parandaluar përsëritjen e një gjenocidi në Ballkanin Perëndimor. Ai akuzoi disa deputetë për mbrojtje të narrativëve që, sipas tij, janë kundër demokracisë dhe të drejtave të njeriut, duke përfshirë edhe mbrojtjen e figurave si Millosheviqi.Për këtë fjalim, Ambasadori i Kosovës në Gjermani, Faruk Ajeti, ka falënderuar publikisht deputetin Ahmetoviq, duke e vlerësuar qëndrimin e tij të qartë.“Faleminderit, i dashur Adis, për qëndrimin tënd të qartë dhe fjalët e tua të drejtpërdrejta”, ka shkruar Ajeti./Telegrafi.