Presidenti i Federatës Sllovake të Futbollit Jan Kovacik thotë se Sllovakia ka abstenuar kur Kosova kishte kërkuar të bëhej pjesë e UEFA-s, ndërsa e ka vlerësuar përballjen si një sfidë mjaftë të rrezikshme. Kovacik në një intervistë së fundmi për “sportnet” ka kujtuar kohën kur ishte i pranishëm në kongresin, që Kosova u pranua në UEFA. Ai ndër të tjera premtoi se do të parandalojë çdo problem që nuk lidhet me futbollin, me shpresën që Sllovakia ta eliminojë Kosovën. Mendoj se në një masë të madhe duhet ta marrim parasysh këtë”. “Do të bëjmë çmos për të parandaluar çdo problem jo-futbollistik që mund të lindë në stadium.