None
SQ
Turqia do të ofrojë ndihmë për zgjidhjen e tensioneve SHBA-Iran
['Kemajl Berisha', 'Auto Mita', 'Apr - Asistencë E Përgjithshme Rrugore', 'Nol Elshani', 'Hakim Kasami', 'Deutsche', 'Lavdim Pireva', 'Jehona Hulaj']
Telegrafi
Vizita e tij vjen pasi presidenti i SHBA-së, Donald Trump, i kërkoi Iranit të mërkurën të ulet në tryezën e bisedimeve dhe të arrijë një marrëveshje për armët bërthamore ose sulmi i ardhshëm i SHBA-së do të jetë shumë më i keq.
Dhe Turqia, një anëtare e NATO-s që ndan një kufi me Iranin, ka thënë se kundërshton çdo ndërhyrje të huaj ndaj fqinjit të saj dhe i kërkoi Uashingtonit të zgjidhë çështjet e saj me Iranin "një nga një".
Ajo ka kontaktuar të dyja palët, duke paralajmëruar se destabilizimi në Iran do të tejkalonte kapacitetin e rajonit për ta menaxhuar në këtë kohë.
Fidan gjithashtu do të përsërisë kundërshtimin e Turqisë ndaj çdo sulmi ushtarak ndaj Iranit dhe do të paralajmërojë se një veprim i tillë do të "krijojë rreziqe në shkallë globale", thotë burimi, duke shtuar se ai do të ofrojë mbështetjen e Turqisë për të ndihmuar në zgjidhjen e tensioneve me Uashingtonin.
Fidan do të "theksoi se Turqia mbështet gjetjen e një zgjidhjeje për programin bërthamor të Iranit sa më shpejt të jetë e mundur dhe se është e gatshme të ndihmojë në këtë çështje nëse është e nevojshme", tha burimi.