None
SQ
Ademi: "Ligji i Karakamishevës" është regres i rrezikshëm dhe kthim para vitit 2001
['Kemajl Berisha', 'Auto Mita', 'Apr - Asistencë E Përgjithshme Rrugore', 'Amir Jakupi', 'Nol Elshani', 'Deutsche', 'Lavdim Pireva', 'Jehona Hulaj', 'Hakim Kasami']
Telegrafi
Sekretari i Përgjithshëm i BDI-së, Arbër Ademi, ka reaguar ashpër ndaj draft-ligjit të ri për përfaqësim të drejtë dhe adekuat, të ashtuquajturit “Ligji i Karakamishevës”, të hartuar nga OBRM-PDUKM dhe të mbështetur nga koalicioni VLEN.
Sipas Ademit, bëhet fjalë për një akt të pastër regresi politik dhe etnik, që përbën rrezik serioz për barazinë dhe për themelet e Marrëveshjes së Ohrit.
Pa maska dhe pa turp.
Edhe atëherë ‘cilësia’ ishte kriter, por në emër të saj u realizua diskriminimi i pashembullt ndaj shqiptarëve”, deklaron Ademi, duke kujtuar stigmatizimin dhe përjashtimin sistematik të shqiptarëve nga institucionet.
Ai e cilëson këtë ligj si alarm kombëtar dhe u bën thirrje shqiptarëve që të reagojnë./Telegrafi/