Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar se sektori i teknologjisë së informacionit dhe komunikimit (TIK) është sektori me rritjen më të shpejtë në ekonominë e vendit.Sipas Kurtit, eksporti i shërbimeve të TIK-ut është rritur për 386% gjatë katër viteve të fundit, duke u rritur pothuajse pesëfish, çka dëshmon potencialin e këtij sektori për t’u shndërruar në motor kyç të rritjes së mëtejshme ekonomike.Ai theksoi se sektori i TIK-ut, së bashku me shërbimet profesionale dhe mbështetëse, kontribuon me rreth 6% në Bruto Produktin Vendor (BPV) të Kosovës. Data4X prezanton në ICK të dhënat më të fundit mbi ekonominë digjitale në Kosovë Po ashtu, Kurti nënvizoi se punësimi në teknologji ka efekt multiplikues, duke nxitur hapjen e vendeve të reja të punës edhe në sektorë të tjerë të ekonomisë."Andaj, mbështetja ndaj këtij sektori mbetet prioritet i qartë i Qeverisë sonë edhe në mandatin e ardhshëm, veçanërisht përmes Fondit të Inovacionit, si dhe Kullës TIK (ICT Tower), ka deklaruar Kurti.Këto deklarata Kurti i bëri gjatë vizitës së tij në Qendrën e Inovacionit në Kosovë (ICK), ku u prezantua edhe Pasqyra e Ekonomisë Digjitale, e përgatitur nga platforma Data4X./Telegrafi/