Komisioni Evropian ka miratuar sot strategjinë e tij të parë për vizat në Bashkimin Evropian, duke vendosur një kuadër më të qartë dhe strategjik për politikat e vizave.Qëllimi i saj është të forcojë sigurinë, të rrisë prosperitetin dhe të forcojë ndikimin global të BE-së.Strategjia bazohet në tre shtylla kryesore - siguria, konkurrueshmëria dhe mjetet moderne të vizaveSiguria - të forcojë sigurinë, përmes përmirësimit të sistemeve të kontrollit të vizave dhe dokumenteve të udhëtimit, si dhe duke mundësuar masa të drejtuara ndaj vendeve që kërcënojnë sigurinë e BE-së.Konkurrenca - rrisë prosperitetin dhe konkurrueshmërinë, duke thjeshtuar udhëtimet dhe procedurat për turistët, biznesmenët, studentët dhe punonjësit e kualifikuar, si dhe duke mbështetur talente dhe sipërmarrje inovative.Modernizimi - të modernizojë mjetet e vizave, përmes sistemeve digjitale të avancuara që do të mundësojnë një menaxhim më të shpejtë dhe efikas të aplikimeve dhe kontrolleve kufitare.Përveç strategjisë, Komisioni ka miratuar edhe një rekomandim për tërheqjen e talenteve për inovacion, që synon ta bëjë BE-në më tërheqëse për profesionistët e kualifikuar, studiuesit, studentët dhe sipërmarrësit inovativë. Ky rekomandim synon të përmirësojë procedurat për vizat dhe lejet e qëndrimit afatgjata dhe të lehtësojë kalimin drejt punës dhe sipërmarrjes.Komisioni nënvizon se këto masa do ta bëjnë BE-në më të sigurt, më përparimtare dhe me ndikim më të madh global, duke e bërë udhëtimin më të shpejtë, më të sigurt dhe më të parashikueshëm për qytetarët dhe vizitorët. /Telegrafi/