Familja e mori lajmin pak çaste pas shpërthimeve, pasi kishte dëgjuar granatat, por pa e ditur saktësisht çfarë kishte ndodhur, pasi në atë moment ndodheshin në shtëpi, në të njëjtën lagje ku ndodhi rasti. “Po ka qenë dëshira me u kthyer në shtëpi, mirëpo shtëpitë, si shumica në Kosovë që kanë qenë të djegura, nuk kemi pas ku të kthehemi këtu. Ai kishte një dashuri të madhe për jetën, ishte i hapur, i vendosur dhe me vullnet të fortë për gjithçka, veçanërisht për të qëndruar në vendlindjen e tij. “Po shumë ka pasur fjalë, thoshte çdoherë: “Po, po kthehemi në shtëpi.” Ai çdo ditë vinte; ne kemi banuar në Tavnik. Gazi ka qenë shumë, shumë fëmijë, e ka dashur jetën, ka qenë i hapur dhe e ka dashur jetën shumë, shumë, shumë, e ka dashur gjithçka, ka pasur vullnet për jetën dhe për gjithçka“- ka përfunduar ai.