None
SQ
Honor po punon gjithashtu në një telefon të palosshëm të gjerë për të konkurruar me Samsung dhe Apple
['Kemajl Berisha', 'Auto Mita', 'Apr - Asistencë E Përgjithshme Rrugore', 'Hakim Kasami', 'Burim Tmava', 'Eliza Hajzeri', 'Nol Elshani', 'Deutsche', 'Lavdim Pireva', 'Jehona Hulaj']
Telegrafi
Sipas raportimeve, Honor po përgatitet për ndryshime të mëdha në linjën e saj të telefonave me ekran të palosshëm.
Raportimet sugjerojnë se seria Magic Vs mund të zëvendësohet plotësisht nga një model i ri, ndërsa linja kryesore Magic V do të vijojë normalisht me një version të ri muajin e ardhshëm.
Honor raportohet se po punon mbi një pajisje të re foldable me dizajn më të gjerë, që pritet të ketë raport ekrani 4:3.
Ky format po shihet si trendi i ri për vitin 2026 dhe do ta bëjë pajisjen dukshëm më të gjerë se Magic Vs3 aktual.
Me këtë strategji, Honor synon të konkurrojë drejtpërdrejt me planet e Samsung dhe Apple në tregun e telefonave të palosshëm.