Roko Vata do të jetë jashtë fushave për një kohë të gjatë. Vata, në një intervistë të dhënë për faqen e klubit, ka premtuar se do rikthehet më i fortë se kurrë. “Po luaja në më të mirën time, po luaja në mënyrë konstante nën drejtimin e Javit, para se të lëndohesha për herë të parë. E kam të qartë faktin se do të humbas pjesën tjetër të sezonit. Do t’i mbështes djemtë dhe do ta përdor kohën për të punuar në të gjitha pjesët e trupit tim”- tha 20-vjeçari.