None
IT
Djegja e librit do të thotë rënie e njeriut në errësirë dhe në demonizëm
[]
Opinione - Bota Sot
Ata që djegin libra të tillë të feve nuk janë as fetar e as lexues por injorant dhe të verbuar nga sytë dhe mendja e shpirti, prandaj ata kanë nevojë për dritë në mendje, zemër e shpirt për t'iu hapur sytë dhe për të parë më mirë me mendje për të lexuar e mësuar nga secili libër.
Kur dëgjojë se sot në shekullin XXI digjen libra më dhemb sepse çdo libër ka një vlerë për njeriun,individin, për qytetërimin,për popuj, për kombe etj,prandaj djegja e një libër do të thotë mallkim,për arsye se shpikja e shtypshkronjës ishte një bekim, djegja e librit konsiderohet mallkim dhe rënie e njeriut në errësirë dhe humnerë.
Ndoshta nuk e kanë lënë mendt ndonjë shqiptar në Kosovë apo kudo që të arrijë deri në atë pikë të djallëzisë e errësimit të mendjes e shpirtit sa të djeg një libër fetar qoftë Biblën apo Kuranin apo ndonjë libër të religjioneve tjera,sepse do të ishte një çmenduri,marrëzi dhe akt demoniak.
Nëse një akt i tillë ka ndodh vërtetë, atëherë organet e ligjit dhe të rendit duhet të merren me të, ta hetojnë atë dhe kushdo që e ka bërë atë akt të dënohet ashtu sikur thonë Ligjet dhe Kushtetuta e Republikës së Kosovës.
Larg imitimeve djallëzore të djegjeve të librave nga të tjerët ,shqiptarët e Kosovës duhet të jetojnë të lidhur njëri me tjetrin nëse duan të kenë të ardhme të përbashkët dhe të bashkuar si në kohën e të pavdekshmit kryeheroit tonë arbëror Gjergj Kastriotit(Skënderbeut) i cili e donte unitetin arbëror,sepse e shihte aty burimin e të mirës së përgjithshme të kombit, të fuqisë dhe të ardhmes së sigurt të Arbërisë.