Kjo për faktin se në luftërat e sotme (moderne-bashkëkohore) ju mund të vriteni, arrestoheni, burgoseni dhe dënoheni si kriminel lufte edhe për një qëllim tjetër konjuktural, nomenklatural, politik, strategjik ose gjeopolitik. Ligjet dhe drejtësia botërore ose ndërkombëtare sot shkelen, dhunohen, abuzohen dhe korruptohen vazhdimisht nga frika, interesi, pasionet, fobitë, paranojat dhe averzionet e ndryshme objektive dhe subjektive. Në të kundërtën, sipas Platonit dhe Aristotelit, nuk vriten vetëm frika dhe robëria në luftë dhe pasluftë, por edhe e vërteta dhe drejtësia. Osmani dhe z. Kurti si dy personalitetet më të larta të shtetit dhe pushtetit të Kosovës. Në këtë prizëm, personalisht nuk jam i sigurt nëse Vjosa Osmani dhe Albin Kurti e meritojnë edhe një mandat në shtetin dhe pushtetin e Kosovës!?