Ky program supozonte se ishte e mundur të dorëzohej në një gjykim të saktë, të arsyeshëm dhe të pa anshëm! Kjo nuk do të thotë se, me një përpjekje të pastër të arsyes, do të jemi në gjendje të arrijmë në një interpretim të vërtetë dhe gjithëpërfshirës të shoqërisë dhe historisë. -Edhe pse ideologjitë kryesore u janë drejtuar segmenteve të ndryshme të popullsisë me programet e tyre shumë të ndryshme, në disa aspekte, ende është e mundur me gjet tipare të përbashkëta të krahasueshme. Thjeshtimi ideologjik i realitetit çon në një shtrembërim të realitetit në një masë më të madhe ose më të vogël. -Ka arsye për të theksuar këto karakteristika të përbashkëta të ideologjive kur të shpjegohen se, pse ato mund të fitonin mbështetje të madhe në periudha të caktuara edhe pse humbën besimin në periudha të mëvonshme.