Roma po shfrytëzon ditët e fundit të merkatos dimërore për të përforcuar repartin ofensiv dhe emri që aktualisht kryeson listën e dëshirave është ai i Janik Ferreira Karrasko. Sulmuesi belg konsiderohet profili ideal për të mbuluar krahun e majtë, rol i kërkuar shprehimisht nga trajneri Xhan Piero Gasperini. Karrasko shihet si një lojtar me përvojë ndërkombëtare, i aftë të japë kontribut të menjëhershëm falë cilësive teknike dhe shpejtësisë. Pikërisht për këtë arsye, Roma po mban të hapura edhe pista alternative. Ditët në vijim do të jenë vendimtare për të kuptuar nëse Roma do të arrijë ta mbyllë operacionin Karrasko apo do të orientohet drejt alternativave të tjera.